Kategoria Superiore/ Tirana-Dinamo 3:2
nga AlbaniaSoccer   E premte, 14 Maj 2010 20:06   Shtyp

Tirona_golDinamo toleron dhe ne derbi !

Derbi kryeqytetit ndermjet Tiranes dhe Dinamos vetem i tille nuk mund te quhej. Nje ndeshje mjaft monotone dhe e luajtur ne nje nivel amatoresk. Kampionet e rinj te Shqiperise nuk kane dashur te vrapojne ne fushen e lojes madje dhe per te ecur e kishin me dy mendje. Nje skuader kampione dhe aq me shume ne nje derbi nuk eshte ndjekur me shume se nga 500- tifoze ne stadium. Ky tregues flet me se miri per ate qe dy skuadrat kane dhene ne fushen e lojes.

Nje pjese e pare e mbyllur ne barazimin 0-0. Ne 45-minutat e dyta jane shenuar plote pese gola dhe per dike qe nuk e ka ndjekur ndeshjen te jep pershtypjen e nje ndeshje spektakolare dhe me plot emocione, por nuk ka qene aspak e tille. Ne minuten e 55', Muzaka ka realizuar nga pika e bardhe e penalltise dhe vetem gjashte minuta me vone Plaku ka shenuar dhe golin e dyte. Per te ngushtuar rezultatin ka menduar mbrojtesi talentuar dinamovit Malota ne te 69'. Muzaka do te shenoje serish ne te 76'. Do te kishte kohe dhe per nje gol te Elis Bakajt ne minute e 84-te. I gjithe takimi perfundon me rezultatin 3-2 per bardheblute duke siguruar ne kete menyre pjesmarrjen ne Europa Lige.

Enea Shtrepi

komente