Kategoria Superiore/ Laci-Skenderbeu 1:0
nga AlbaniaSoccer   E premte, 14 Maj 2010 21:00   Shtyp

laci_skuaderEvropa vishet BardheZi !


Laci, ky ekip i "vogel" le me goje hapur opinionin sportiv mbare vendit. Kjo eshte e pare vetem nga jashte, sepse ky ekip eshte organizimi i nje pune 5-vjecare e presidentit Pashk Laska dhe e gjithe stafit te tij pa harruar edhe tifozerine e zjarrte laciane qe e ka mbeshtetur kudo.

Disipline, pasion, sakrifice dhe ndershmeri !

Keto kane shoqeruar gjate gjithe kohes klubin bardh e zi dhe keto gjera kane sjelle suksesin qe eshte vulosur ne ndeshjen e sotme kunder Skenderbeut. Nje gole i Arlind Nores e ka kthyer ne realitet endrren Laciane qe quhet Europe. Normalisht qe i gjithe qyteti eshte ne delir. Ka feste kudo. Ka enderr te bere realitet. Ka histori te shkruar, ka njerez qe nuk e besojne fare, por ky eshte realiteti.

LACI NE EVROPE!!!

Ky sukses i dedikohet presidentin Laska, tranjerit Nica, lojtareve si Llani, Brahja, Cela, Nino, Kastrati,Shazivari,Mustafaraj, Vucaj, Nimani, Veliaj, Kaja, Nora, Tanushi, Jushi, Marashi etj etj dhe tifozerise se mrekullueshme Laciane!!!

Nuk ka me vend per fjale po thjesht URIME LACI dhe shpresojme nje perfaqesim sa me te denje ne EURO LIGE!!!

Mario Nikolla

BOX

Shenues: Nora 61’

Laçi: Llani, Nino, Brahja, Kaja, Çela, Kastarti (72’ Shazivari), Mustafaraj, Vucaj, Veliaj, Nimani, Nora (90’ Jushi). Tr. S.Nica

Skenderbeu: Llapanji, Markoviç, Lako, Grizha, Nestoroviç, Lika, Roshi, Çajku (82’ Xaka), Asllani, Malindi (89’ Çipi), Doku. Tr.M.Josa

Gjyqtare: L. Alla, A.Guçe, D.Koreshi (lushnje)

Vezhgues: P. Brahja (Tirane)

Kartona te verdhe: Çela, Brahja, Nimani, Nora

komente