Kategoria Superiore/ Shkumbini-Kastrioti 2:0
nga AlbaniaSoccer   E premte, 14 Maj 2010 21:12   Shtyp

shkumbini_gol_Ne Peqin, vendasit kane mundur Kastriotin duke siguruar mbijetesen ne kategorine superiore, ne nje takim qe ishte cilesuar si nga me delikatet. Kastrioti nuk ka mundur te marre nje rezultat pozitiv edhe pse ka bere nje ndeshje te mire. Per krutanet, kjo humbje nuk ka ka dhene si rezultat renien nga kategoria pasi humbja e Apolonise dhe e Skenderbeut ka bere qe Kastrioti te jete akoma ne gare per nje vend ne skuadrat qe do te luajne ne play out.

Ne pjesen e pare te dyja skuadrat kane zhvilluar nje loje te forte ne mesin e fushes dhe rastet e rrezikshme kane munguar. Pas vetem 30 minutash do te shenohej rasti i pare ku pas nje kontakti brenda zones, gjyqtari kryesor Kridens Metaj nuk eshte menduar dy here por ka akorduar 11-metersh. Ka qene Caushaj ai qe ka shenuar duke i dhene avantazhin skuadres se tij. Ne pjesen e dyte, te dyja skuadrat kane nisur te rrezikojne me teper e te prodhojne raste te shumta por as Babic, as Pema dhe Abazaj nuk kane mundur te barazojne per krutanet. Per te dyfishuar rezultatin ka menduar Grbovic qe ka shenuar golin e dyte dhe ka mbyllur kete takim.


Shenues: 30’ Çaushaj (p), 74’ Grboviç


Shkumbini: Bejte, Mujdragiç, Pasha, Mustafai (Grboviç 64’), Gjyla, Krasniqi (Gjerevski 65’), Xhafa, Çaushaj, Bakiu (Daja 88’), Sekseni, Ferizoviç. Tr.P.Daiu

Kastrioti: Lika, Shameti, Djarmati, Buden, Hoxha (Kalari 54’), Gocaj (Babiç 70’), Jusufi, (Rukovina 88’), Arifaj, Turdiu, Pema, Abazaj. Tr.R.Ndreu

Gjyqtare: K.Meta, A.Pregja, E.Biçaku  / B.Pashaj

Kartona te verdhe: Mustafai / Hoxha

komente