Starova: Lojtaret e dy skuadrave ishin te pamotivuar. Jemi ne fund te kampionatit
nga AlbaniaSoccer   E premte, 14 Maj 2010 21:29   Shtyp

Sulejman_StarovaPyetjeve se perse ne derbin Tirana-Dinamo u zhvillua nje ndeshje mjaft e dobet ku te gjithe lojtaret nuk vraponin ne fushe por vetem ecnin Starova e ka argumentuar me faktin se te dy ekipet ishin te pamotivuara mjaftueshem ne kete ndeshje. “Dinamo eshte shpallur kampione prej disa kohesh, ndersa ne pasi morem vesh rezultatet e skuadrave ndjekese arritem objektivin. Ne pjesen e pare ishim nje skuader pragmatiste ndersa ne te dyten shfrytezuam si duhet hapsirat e kundershtarit. E rendesishme ishte qe morem tre piket qe na siguruan matematikisht pjesmarrjen ne Ligen Europiane”, eshte shprehur trajneri i Tiranes, Sulejman Starova.

Enea Shtrepi

komente