Mbyllet kampionati,hapet merkatoja
nga Albaniassocer   E enjte, 20 Maj 2010 12:16   Shtyp
vllaznia_2009Nuk kanë kaluar as 24 orë nga mbyllja e kampionatit dhe në ambjentet futbollistike shqipetare kanë filluar të qarkullojnë zërat e parë per sa i perket merkatos.Nuk kishte si të mos ishte Vllaznia e para që hyn ne vallen e merkatos.Duket se presidenti Fushaj,ashtu si i gjithë ambjenti shkodran,i zhgënjyer nga ky sezon ka filluar bisedimet e para për të ndertuar Vllazninë e së ardhmes.Duket se reparti që ka më shumë nevojë per perforcime është sulmi.Me Balen që duket se do të largohet jashtë Shqiperisë presidenti shkodran ka piketur dy sulmues të njohur te Liges Superiore,të cilet janë,Dos Santos i Gramozit dhe Brkic i Apolonisë.Dihet që dy sulmues të tille nuk do të luajnë në Kategorinë e Parë dhe ditet në vazhdim do të na tregojnë nese do të vishen kuqeblu.

Kel Naraci
komente