Disiplina ndeshkon protagonistet e dhunes ne ndeshjet e play-out-it
nga AlbaniaSoccer   E martë, 01 Qershor 2010 00:04   Shtyp

fshf_logoKa reaguar ashper ndaj dhunes ne ndeshjet e play-out-it Komisioni i Disiplines ne Federaten Shqiptare te Futbollit. Gjoba, pezullime dhe masa te ashpra per te gjithe ata qe ishin protagoniste ne incidentet e dhunshme qe i prodhuan ne dy ndeshjet Kastrioti Lushnja dhe Skenderbeu Kamza.

Ja masat disipliniore

Futbollistet e Kastriotit, Erald Turdiu, Ylli Shameti dhe Renaldo Kalari si dhe lojtaret e Lushnjes, Gentian Cela, Mikel Kaloshi, Erion Kule, Griseld Dervishi dhe Erind Dhima, per goditje me grusht te kundershtarit u denuan secili me nga 10 ndeshje pezullim nga te gjitha aktivitetet dhe me nga 100 mije leke secili.

Lojtaret e Lushnjes, Dorian Bubeqi dhe Alban Byzhyti, per ofendim dhe pershtyrje te arbitrit, denohen me gjashte ndeshje pezullim dhe 50 mije leke gjobe secili.

Per trazira, hedhjeve te sendeve te forta ne fushe nga tifozet e kesaj skuadre dhe ofendim te arbitrave, klubi i Kamzes u denua me 560 mije leke, ndersa i duhet te cdemtoje edhe demin e shkaktuar ne stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” te Elbasanit, pasi tifozet e kesaj skuadre demtuam stolat ne tribunen qendrore.

Zyrtaret e Kamzes, Albert Bana dhe Bilbil Barjaktari u pezulluan me nga tri ndeshje dhe me nje gjobe prej 30 mije leke secili.



Enea Shtrepi

komente