Levizjet / Semir Haxhibulic i bashkohet Shkumbinit | ||
|
Shkumbini konfirmoi edhe boshnjakët Ahmed Mujdragiç dhe Altin Gërboviç (2 gola sezonin e kaluar). Me Shkumbinin kanë firmosur edhe Daniel Xhafaj dhe Bledar Mancaku (nga Besa). Në fokusin e peqinase janë edhe mbrojtësi Endri Vrapi (Besa), portieri Ilion Lika (Kastrioti) dhe mbrojtësi kroat Toni Pezo (me formulën e huazimit nga Hajduku i Splitit). Duket se ish-mbrojtësi i Besës, Erbim Fagu, është larg pistës peqinase, pasi për të ka një interesim më të fortë nga Skënderbeu, ku trajner është Shkëlqim Muça. Irdi Haxhiu |