Levizjet / Semir Haxhibulic i bashkohet Shkumbinit
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 10 Qershor 2010 14:11   Shtyp

semir_hadzibulic_apolonia_fier_thumbIsh-mesfushori i Apolonisë dhe Gramozit, boshnjaku Semir Haxhibuliç (3 gola sezonin e kaluar), është blerja e re e bardhekaltërve.

Shkumbini konfirmoi edhe boshnjakët Ahmed Mujdragiç dhe Altin Gërboviç (2 gola sezonin e kaluar).

Me Shkumbinin kanë firmosur edhe Daniel Xhafaj dhe Bledar Mancaku (nga Besa).

Në fokusin e peqinase janë edhe mbrojtësi Endri Vrapi (Besa), portieri Ilion Lika (Kastrioti) dhe mbrojtësi kroat Toni Pezo (me formulën e huazimit nga Hajduku i Splitit).

Duket se ish-mbrojtësi i Besës, Erbim Fagu, është larg pistës peqinase, pasi për të ka një interesim më të fortë nga Skënderbeu, ku trajner është Shkëlqim Muça.

Irdi Haxhiu

komente