Vllaznia/ Bashkia e Shkodres asnje levizje deri ne janar
nga AlbaniaSoccer   E martë, 29 Qershor 2010 22:18   Shtyp

valter_fushaj_vllazniaKontrata e presidentit te Vllaznise Valter Fushaj me bashkine e qytetit perfundon ne muajin janar te vitit te ardhshem. Bosi i kuqebluve ka qene ne pritje keto dite qe kjo kontrate te rinovohej e ai te niste rindertimin e skuadres qe tashme eshte thuajse e shkaterruar. Burime te sigurta prane bashkise, bejne te ditur se deri ne muajin janar nuk do te kete asnje ndryshim programi dhe se do te respektohet kontrata me Fushajn deri sa ajo te perfundoje. Ne janar pritet qe te kete te tjera zhvillime. Kjo ve ne pikepyetje te ardhmen e Vllaznise, pasi presidenti Fushaj qe te investoje para duhet te kete garancine e nevojshme nga Bashkia, pasi investimi i tij nuk mund te behet per vetem disa muaj.

Kel Naraci

komente