Europa Lige/ Tirana-ZTE 0-0
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 01 Korrik 2010 22:02   Shtyp

Tirana-ZTETirana ka barazuar me rezultatin 0-0 ndeshjen e pare kunder hungarezeve ZTE. Ne Qemal Stafa bardheblute kane pasur te gjitha mundesite per te fituar kete takim por fillimisht traversa e ka ndalur Plakun e me pas pasaktesia e tij perballe portierit hungarez ka bere qe Tirana te mos arrinte te fitorja. Bardheblute e kane nisur mire takim por vetem ne pjesen e dyte kane fituar sigurine per ta sulmuar kundershtarin. ZTE nuk i vuri per asnje moment kryeqytetasit ne veshtiresi dhe ne asnje moment nuk e rrezikuan porten e mbrojtur nga Ilion Lika. Raste te shumta per Tiranen ne takimin e sotem, qe duhet thene nuk pritej te ishte nje skuader e tille pasi eshte krijuar ne nje hark te shkurter kohor. Starova kishte ndertuar nje skuader te forte ne mbrojtje dhe per te e rendesishme ishte te mos pesonin gol. Pergjate 90 minutave Tirana e mposhti kundershtarin ne cdo repart, por ajo qe mungoi ishte saktesia para portes. Mbetet per tu zgjidhur javen e arsdhshme ne Hungari, se cila nga te dy skuadrat do te vazhdoje per me tutje ne Europa Lige.

Tirana: Lika, Sina, Osmani, Pashaj, Ahmataj, Lilaj, Karabeci, Lila, Pejic, Plaku, Hajdari. Tr: Sulejman Starova. 
Zalaegerszeg: Vlaszak, Kocsardi, Bogunovic, Pavicevic, Illes, Panikvar, Szalai, Mate, Kamber, Miljatovic, Rajcomar. Tr: Janos Csank. 
Gjyqtare: Raymond Crangle, Thomas Fairfield, Dan Steele (Irlande e Veriut) 
Gjyqtar i katert: David Malcolm (Gjyqtar i katert) 
Kartona te verdhe: Mate, Kamber, Lila

Enea Shtrepi

komente