Elbasani/ Tifozet do te perkrahin skuadren nga pallatet prane stadiumit
nga AlbaniaSoccer   E premte, 10 Shtator 2010 19:23   Shtyp

tifozet_e_elbasannitEkipi i Elbasanit eshte i denuar per dy ndeshjet e rradhes qe ti zhvilloje pa tifioze. Por ultrasit verdheblu kane menduar qe ta mbeshtesin ekipin e tyre te zemres nga ballkonet e disa pallateve te rinj qe po ndertohen prane stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”. Ne ndeshjen me Kastriotin ata nuk do te kene mundesi te jene ne shkallet e stadiumit, por kane menduar te mos mungojne e ti qendrojne prane skuadres e ta perkrahin duke gjetur nje zgjidhje alternative. Por perpos thirrjeve nga ambjentet e pallateve ata kane menduar qe te gjithçka ta shoqerojne edhe me nje skenografi te perbere nga flamuj dhe banderola sigurisht nen ngjyrat karakteristike verdhebu te ekipit.

Enea Shtrepi

komente