Vllaznia/ Me Skenderbeun kuqeblute me Sinanin te vetem ne sulm
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 16 Shtator 2010 21:12   Shtyp

vllaznia_shtoj_stervitjeNe ndeshjen e rradhes qe Vllaznia do te luaje kunder Skenderbeut ne Pogradec, trajneri Radonjic ka projektuar te hedhe ne fushe nje skuader me tipare mbrojtese. Gjate ketyre diteve ne stervitje trajneri malazez ka testuar skuadren e tij duke zgjedhur modulin 4-5-1. Në porte do te jete Vuajdinoviç. Me pas ne mbrojtje, Smajli, Sykaj, Rajoviç e Jasiç. Ne mesfushe  mbrojtesi Liridon Kukaj do te luaje ne pozicionin e shkaterruesit, i vendosur para mbrojtjes. Ndersa Hasani, Nimani, Vajushi e Djepaxhia do te luajne me te avancuar ne mesfushe. Sulmi do ti besohet bomberit Vioresin Sinani. Ne kete menyre, Vllaznia do te kerkoje te ruaje kreun e klasifikimit duke kerkuar te marre pse jo nje trepikesh ne kete takim.

Enea Shtrepi

komente