Hasan Lika : Cuna, nuk duhet të dorëzohemi
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 28 Shtator 2009 21:22   Shtyp

hasan_likaSkuadra e Vllaznisë ka filluar përgatitjet për përballjen delikate që ka këtë javë me Flamurtarin. Në orën 16:00’ në fushën e fshatit Shtoi trajneri Hasan Lika ka zhvilluar seancën stërvitore. Të gjithë lojtarët kanë qenë të pranishëm. Para fillimit të saj trajneri Lika i është drejtuar lojtarëve të tij më këto fjalë : “Cuna nuk duhet të dorëzohemi. Vërtet po kalojmë një situatë jo të mirë, por forca jonë është tjetër dhe duhet të reagojmë që këtë javë për të mirën e të gjithëve. Kemi një ndeshje shumë delikate, por duke dhënë më të mirën të gjithë sëbashku do ja dalim me sukses”

Kel Naraci

komente