Kategoria Superiore/ Laci-Kastrioti 2-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 29 Janar 2011 13:34   Shtyp

kastrioti-laciLaci ka marre fitoren e dyte rradhazi duke u ngjitur disa shkalle ne tabelen e klasifikimit. Ndaj Kastriotit, kurbinasit nuk e kane vene ne diskutim fitoren dhe kane shenuar dy gola qe ne pjesen e pare. Kastrioti ka qene i pafuqishem per te reaguar dhe vetem disa raste sporadike nuk kane mjaftuar per te ndryshuar historikun e kesaj ndeshjeje. Vendasit kane arritur ta zgjidhin gjithcka brenda 45 minutave te para te ndeshjes, kur mbrojtesi kroat i bardhezinjve, Buljan, ka konkretizuar ne porten mike, ne minuten e 17-te. Mile e ka nxjerre te vetem perballe portierit te Kastriotit dhe Buljan nuk ka gabuar. Ajo qe duhet nenvizuar, ka te beje me faktin se edhe pas ketij momenti, kurbinasit kane vijuar te ushtrojne presion ne prapavijen krutane, duke kerkuar te dyfishojne rezultatin. Pas minutes se 30 ka ardhur dhe reagimi i Kastriotit, por Babic, sulmuesi kryesor i krutaneve ka gabuar ne disa mundesi qe i jane krijuar. Duhej te vinte minuta e 45-te e kesaj ndeshjeje, qe Laci te dyfishonte shifrat, permes nje goli te bukur te realizuar nga Dragevic, lojtar kroat, qe beri sot ndeshjen e pare me kurbinasit.

Ne pjesen e dyte ka pasur shume pak episode dhe djemte e Nices jane munduar vetem te administrojne avantazhin e dy golave te shenuar ne pjesen e pare dhe kane mbrojtur si duhet tre piket e cmuara te fituara ne kete ndeshje.

Enea Shtrepi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide