Kategoria Superiore/ Besa-Laci 1-2
nga AlbaniaSoccer   E premte, 25 Shkurt 2011 23:45   Shtyp

besa-laciLaci ka bere surprizen e madhe ne Kavaje duke mundur Besen me rezultatin 2-1. Vendasit jane dorezuar ne shtepi dhe tani rrezikojne seriozisht renien nga kategoria. Nje eurogol i Hyses ne minuten e 67-te ka zhbllokuar rezultatin. Deri ne ate moment te dyja skuadrat ishin perpjekur shume por te dy portieret bene rezistence dhe ruajten te paprekur portat. Sulmuesi shtatshkurter ka realizuar nje super gol me nje goditje te bukur ne dukje e pamundur por qe ka mposhtur portierin Elvis Kotorri. Besa zgjohet nga gjumi por kurbinasit jane terhequr me urdher te trajnerit Nica shume thelle ne mbrojtje dhe jane te pakalueshem.

Ne minuten e dyte shtese Selimi ka mposhtur mbrojtjen kavajase dhe portierin e ka dyfishuar avantazhin. Besa reagon shume vone. Ne minuten e peste shtese Sefa pengohet ne zone dhe per gjyqtarin eshte penallti. Djarmati ekzuton mjeshterisht dhe ngushton rezultatin. Gjyqtari nuk lejon te luhet me dhe perfundon me fitoren e Lacit kjo ndeshje. Kurbinasit jane ngjitur ne kuoten e 31 pikeve duke parakaluar Dinamon e vendit te peste. Ndersa Besa eshte ne vendin e 10-te me 22 pike.

Pirro Nika

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide