Kategoria Superiore/ Elbasani-Bylis 0-2
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 19 Mars 2011 16:01   Shtyp

Bylis_golBylis sipas te gjitha parashikimeve ka fituar lehtesisht ne Elbasan. Vendasit te dorezuar tani duken si nje skuader amatore qe luan vetem per te respektuar kampionatin. Stadiumi “Ruzhdi Bizhuta” me i boshatisur se kurre. Ballshiotet kane marre tre piket qe i nevojiten ne kete moment pa u lodhur thuajse fare. Goli i pare eshte shenuar nga Gega ne minuten e 21 ndersa golin e sigurise e ka shenuar Oriand Abazaj, nje ish lojtare i Elbasanit ne minuten e 82. Abazaj ne shenje respekti per ish skuadren e tij nuk ka festuar pas golit qe shenoi. Persa i perket ndeshjes, Elbasani nuk ka rrezikuar thuajse fare gjate gjithe ndeshjes. Llani ka qene shpetimtari i portes ne disa mundesi. Ne minuten e 81, para se te shenonte golin Abazaj ka humbur nje mundesi ideale per te shenuar nje gol. Ka kaluar LLanin por ne fund gjuatja e tij nuk ka perfunduar ne rrjete. Me kete fitore Bylisi eshte ngjitur ne kuoten e 27-te pikeve nje me pak se Teuta e vendit te nente. Elbasani prej shume javesh nuk levizur nga kuota e 12 pikeve.

Enea Shtrepi


komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide