Disiplina/ Denohet me pese ndeshje pezullim lojtari Beses, Akil Jakupi
nga AlbaniaSoccer   E martë, 05 Prill 2011 21:16   Shtyp
akil_jakupiKomsioni i Disiplines u mblodh sot per te analizuar ate qe ndodhi ne javen e fundit. Mbrojtesi i Beses Akil Jakupi eshte denuar me pese ndeshje pezullim sepse goditi me grusht nje lojtare te Bylisit ne ndeshjen e fundit ne kampionat. Mbrojtesi Beses mori dhe nje gjobe te majme e per me shume ka humbur shancin per te luajtur neser kunder Tiranes ne Kupen e Shqiperise.

Vendimet e Disiplines

1. Lojtari i KF “ Besa “ Akil Jakupi per goditje me grusht te kundershtarit denohet me 5 ( pese ) ndeshje pezullim nga te gjithe aktivitetet futbollistike dhe gjobitet me 100.000 lek ne baze neneve 48/1/f dhe 48/3 te KDS.
2. Masazhatori i KF “ Bylis “ Elidon Fejzaj per sjellje te keqe ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 8 ( tete ) ndeshje nga te gjitha aktivitetet futbollistike dhe 500.000 lek gjobe ne baze te nenit 49 /2/a dhe 49/3 te KDS

Enea Shtrepi
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide