Hair Zeqiri : Besa skuadër e mirë, ne marrim pike
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 12 Tetor 2009 11:34   Shtyp

hair_zeqiriNjë nga talentët e shumtë që ka nxjerrë shkolla e Flamurtarit këto vitet e fundit është dhe mesfushori Hair Zeqiri i cili është pjesë dhe e skuadrës kombëtare Shpresa. Kete fundjave ai festoi 21 vjetorin dhe në lidhje me ndeshjen e kësaj jave me Besën ai ka treguar për Albaniasoccer.com se : “Do te jete një ndeshje shumë e fortë. Besa ka një skuadër të mirë dhe të kompletuar, dicka të tillë e tregon dhe vetë rënditja që ato kanë. Ne nuk do shkojmë në Kavajë për të luajtur thjesht ndeshjen e javës që kemi, por kemi objektivat tonë për këtë përballje. Grupi i lojtarëve do të jetë i kompletuar. Sulmuesi Mema do të jetë në dispozion të trajnerit ashtu si dhe unë. Gjëndja jo fort e mirë shëndetësore që kam kaluar më ka mbajtur larg skuadrës si dhe ekipit Shpresa, por ajo që është e rëndësishme tani është që unë jam mirë dhe jam i gatshëm për të luajtur. Flamurtari do të arrijë shumë shpejt të zhvillojë ato lojra të bukura që ka pas zhvilluar dhe të arrijë rezultatet që të gjithë tifozët dhe drejtuesit e klubit duan. Dua të theksoj që nga Kavaja nuk do dalim pa pikë”, ka perfunduar Zeqiri prononcimin e tij.

 

Klevis Bejkolli

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide