Kategoria Superiore/ Tirana-Bylis 0-2
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 04 Maj 2011 22:06   Shtyp
Bylis_golTirana e dorezuar ne kampionat ka lejuar Bylisin te fitoje dhe siguroje qendrimin ne Superiore. Ballshiotet kane shenuar nga nje gol per cdo pjese dhe pastaj kane administruar si duhet rezultatin. Miqesia e shume perfolur mes dy presidenteve ka dhene rezultat ne fushen e lojes. Halili dhe Kapllanaj kane marredhenie te mira me njeri tjetrin e Tirana ka toleruar qartesisht sot ne fushe. Bardheblute e kane justifikuar humbjen me mungesat e shumta qe kane pasur per shkak demtimesh dhe mos motivimin ne kampionat ku jane dorezuar prej kohesh. Bylisi ka gezuar shume per tre piket e marra dhe tani e shikon veten ne 40-te pike te grumbulluara. Mallakastrioteve i duhet edhe nje fitore ne ndeshjen e fundit me Vllaznine ne shtepi per te shpetuar edhe nga play-outi.

Pirro Nika
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide