Kategoria Superiore/ Tirana-Teuta 0-1
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 12 Shtator 2011 20:28   Shtyp
teuta_golTirana e ka nisur si mos me keq kampionatin duke u mundur ne shtepi nga Teuta. Djemte e detit kete vit vijne me pretendime dhe e kane nisur mjaft mire sezonin duke marre tre pike te cmuara ne tempullin e futbollit shqiptar, ne stadiumin "Qemal Stafa". Ndeshja ka nisur mjaft mire per djemte e Hasan Likes qe ne minuten e 13-te kane gjetur te papergatitur Tiranen e spanjollit Huan Rubio dhe i kane shenuar gol. Ka qene ish lojtari i Skenderbeut Vlado Markovic qe ka shenuar me lehtesi pas nje asisi qe i dha Cota.
Tirana ka provuar me te gjitha menyrat per te barazuar por e ka pasur te pamundur. Dy here traversa dhe disa here te tjera portieri durrsak ja kane bere te pamundur bardhebluve.
Trajneri Lika i mblodhi ne mbrojtje lojtaret e tij dhe kjo beri qe Tirana te luante me vetem nje porte. Bala kishte dy mundesi te mira, nderkohe qe Cota per durrsaket nuk u tregua i sakte ne nje mundesi kundersulmi qe ju krijua. Deri ne fund bardheblute besuan se mund ta permbysnin rezultatin por deshtuan ta benin kete. Teuta me te drejte i eshte gezuar shume fitores dhe tani i eshte bashkuar ekipeve fituese te kesaj jave te pare ne krye te tabeles.
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide