Kategoria Superiore/ Laci-Bylis 2-2
nga AlbaniaSoccer   E premte, 16 Shtator 2011 23:21   Shtyp

laci_atadiumRezultati i pare surprize eshte shenuar per javen e dyte ne Lac. Vendasit jane ndalur nga Bylisi, skuader me shume pretendime kete sezon. Skuadra e Nevil Dedes ka marre me veshtiresi nje barazim edhe pse pretendimet para ndeshjes ishin maksimale. Ballshiotet kerkojne te jene mes kater me te mirave te Superiores dhe per kete presidenti Kapllanaj eshte zotuar te investoje sa te kerkohet.

Ndeshjen ballshiotet e kane nisur mjaft mire duke shenuar shume shpejt me ane te kapitenit Dimo ne minuten e 21-te. Laci nuk pajtohet me rezultatin dhe Dede hedh perpara skuadren e tij. Te pa ndihmuar nga tifozeria e zjarrte laciane, e denuar te mungoje edhe per kete ndeshje per shkak te trazirave te sezonit te kaluar ne ndeshjen me Flamurtarin, vendasit e kane te veshtire.

Bylis ben rezistence shume gjate dhe dorezohet vetem ne minuten e 75-te kur bomberi kroat Dragicevic barazon rezultatin. Pritej qe Laci te shenonte golin e dyte por ndodh krejt e kunderta. Gega rikthen avantazhin per miqte por dhe per to gezimi zgjat vetem dy minuta pasi Trajkovic kthen barazpeshen.

Te dyja ekipet marrin nga nje pike qe i vlen me teper Bylisit pasi arriti ta merrte ne transferte.

komente