Kategoria Superiore/ Tomori-Dinamo 2-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 25 Shtator 2011 22:22   Shtyp

tomorri1Eshte luajtur sot ne stadiumin Roza Haxhiu te Lushnjes ndeshja mes Tomorit dhe DInamos e cila ka perfunduar me rezultatin 2-1.

Kjo ndeshje ka pasur shume tension dhe gjyqtari ka ndaluar dy here lojen per shkak te protestave dhe incidenteve te shkaktuara nga lojtaret e dy skuadrave dhe tifozet beratas qe kane shperthyer ne kontestime, kur u eshte anulLuar nje gol ne pjesen e pare, madje kane hedhur edhe sende te forta ne fushen e lojes, gje e cila eshte perseritur edhe ne pjesen e dyte, kur ka realizuar Dinamo.

Tomori shenoi dy here perballe nje dinamoviteve qe u paraqiten ne kete ndeshje me shume lojtare te rinj ne formacion. Ylli Shameti shenoi golin e pare per beratasit ndersa sulmuesi 24-vjecar Endri Bakiu dyfishoi rezultatin ne minuten e 32-te.

Dinamo u kunderpergjigj me ane te Arifaj, nje gol qe per beratasit ishte dukshem ne pozicion jashte loje. Ne kete ndeshje Tomori humbi nje penallti me ane te Caushaj dhe u ndeshkua me karton te kuq autori golit te pare Ylli Shameti.

Ne fund bilanci per Tomorin ishte pozitiv pasi tre piket e kerkuara ne kete ndeshje u arriten. Dinamo doli e humbur pasi ne fund te javes se trete numeron vetem nje pike te fituar dhe tani gjendet e fundit ne klasifikim.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide