Ditmar Bici: Fitore shume e rendesishme
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 24 Tetor 2009 21:43   Shtyp

ditmar_bici_belasica_cska1Mbrojtesi i Tiranes, Ditmar Bici i cili zhvillonte ndeshjen e dyte kete kampionat si titullar me Tiranen, eshte shume I kenaqur qe Tirana arriti te gjej rrugen e fitores dhe te siguroje tre pike shume te rendesishme

“Ishte nje fitore shume e veshtire per ne. E rendesisshme eshte qe fituam dhe morrem tre pikeshin duke patur parasysh veshtiresite qe kemi kaluar ndeshjet e fundit si per kampionat ashtu edhe per kupe. Me kete fitore mendojme se e kemi kaluar ate “ngërç” qe na kishte zene”, shpjegoi per Albaniasoccer.com, qendermbrojtesi i Tiranes Ditmar Bici i cili eshte teper i kenqur per aktivizimin si titullar me skuadren kampione

“Kur firmosa me Tiranes, kontraten e bera te bazuar ne mirekuptimin dypalesh qe te aktivizohesha si titullar dhe kjo ka qene nje nga objektivat e mija kryesore, aktivizimi i rregullt”, theksoi Bici I cili beson tek forca e Tiranes, tashme qe edhe disa prej lojtareve titullare po fillojne te rikthehen dal ngadale.

‘Me rikthimin e Andi Liles, kapitenit Devi Muka si dhe te sulmuesit Migen Memelli, Tirana do te jete ne force te plote dhe cdo ndeshje padyshim qe synim do te kete fitoren. Eshte e veshtire te luash ne nivelet e larta qe ne jemi te mundshem te luajme me skuadren kur sic dihet ne kemi patur veshtiresi qe te luajme me te gjithe lojtaret titullare se bashku, pasi cdo ndeshje kemi patur mungesa te rendesishme. Ndeshjet ne vazhdim do te jene shume vendimtare per te konsoliduar ekipin dhe treguar forcen tone te vertete", vazhdoi Ditmari, i cili tani qe po aktivizohet shpreson edhe ne nje rikthim te shpejte me skuadren e U-21


"Sigurisht qe aktivizimi me tiranen do te me ndihmoje ne kete aspekt, sepse sic dihet une kam qene i rregullt me skuadren e Shpresave, por ndeshjen e fundit mungova per arsye te minutave te pakta qe kisha dhe nuk isha aktivizuar aq sa duhej ne kampionat, por besoj se situata e metejshme do te marri drejtim pozitiv ne kete aspekt", perfundoi mbrojtesi Ditmar Bici prononcimin e tij per Albaniasoccer.com

Klevis Bejkolli

komente