Skenderbeu - Dinamo 1-1
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 26 Tetor 2009 07:57   Shtyp

skenderbeu_dinamo_Ne Korce, skuadra e Skenderbeut ka ndalur kryesuesen e kampionatit Dinamo, ndonese me disa mungesa kryesore ne formacion. Vendasit luajten pa Shkembin, Rukavinen, Djarmatin dhe Lakon. Dinamo, duhet thene se tregoi se sa e mobilizuar ishte per kete takim. Ne pjesen e pare, blute filluan te sulmojne shume shpejt duke realizuar me ane te Sozes qe ne minuten e 4-rt. Duhet thene se goli ishte nje dhurate nga vendasit se sa u realizua per merite te lojtareve Dinamovite. Menjehere pas shenimit te golit, Skenderbeu e regulloi lojen dhe ne minuten e 26-te shenoi golin e barazimit me ane te sulmuesit Frasheri. Pas shenimit te golit per vendasit, Dinamovitet filluan presionin duke hedhur ne drejtim te mesfushes korcare shume forca, aq sa  ne sulm trajneri Muca inkuadroje 3 sulmuse ne pjesen e dyte. Por megjithe rastet e krijuara nga te dyja ekipet, duhet theksuar se portieret kane kryer disa pritje deçizive, ku vlen te permendet nje aksion i lojtareve te Skenderbeut,  Kotori ka pritur nej top shume te veshtire te goditur nga Kroati i vetem i Skenderbut Guerib. Trajneri Gerti Haxhiu, zgjodhi si taktike mbrojtjen ne shumicen e lojes dhe e vendosi ekipin ne mbrojtje dhe luante me kundersulm. Mund te themi qe skuadra Korçare tregoi qe edhe me shume mungesa mund t’ja dale edhe me ekipe shume te forta si Dinamo e cila edhe stolin e kishte te blinduar me lojtare me kualitet. Perfundimisht, u zhvillua nje takim i forte, normal e pa probleme dhe pas kesaj ndeshje ekipi i Skenderbeut eshte me i qete, pas asaj drame qe i ndodhi ne Kruje.

 

Skenderbeu-Dinamo  1-1

Shenues : Frasheri 26’ / Soza 4

komente