Kategoria Superiore/ Dinamo – Kastrioti 0-1
nga AlbaniaSoccer   E premte, 18 Nentor 2011 23:10   Shtyp

dinamo-kastriotiDinamo ka regjistruar nje tjeter humbje ne shtepi duke u mundur nga Kastrioti dhe u dorezuar perfundimisht ne luften per te mbijetuar ne Superiore.

Kastrioti i trajnerit Ndreu ka marre tre pike te cmuara ne transferte dhe eshte ngjitur perkohesisht ne vendin e dyte ne tabelen e klasifikimit. 18-te pike, nje me pak se Teuta e tani krutanet shohin me pretendime titullin kampion.

Ndeshja ka nisur me mire per miqte ashtu si pritej, ndersa Dinamo ka menduar te mbroje porten e te kundersulmoje. Kjo taktike nuk i ka hecur dinamoviteve qe kane mundur vetem te mos ndeshkohen me gol ne pjesen e pare.

Edhe pjesa e dyte ka qene e ngjashme me te paren dhe u duk per disa momente se skuadra e Sejdinit do te ruante rezultatin e bardhe packa presionit te madh qe bente ne fushe Kastrioti.

Goli per miqte erdhi ne minuten e 78-te nga Sefa. Pas nje krosimi nga e djathta ai i vetem perballe portierit arrin te shenoje me koke. Ky ishte goli i tij i dyte i sezonit per te. Vendasit nuk kane fuqi te reagojne, ndersa krutanet e ulin disi ritmin dhe duken te kenaqur me avantazhin, ndersa vonojne lojen dhe mbajne topin larg bluve.

Me kaq mbaron ndeshja qe ne fund sheh si fituese Kastriotin ndersa Dinamo thellon akoma me shume krizen dhe qendron ne kuoten e -1 pikeve ne fund te tabeles.

 

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide