Kategoria Superiore/ Laci – Kamza 1-0
nga AlbaniaSoccer   E premte, 18 Nentor 2011 23:21   Shtyp

laci_golLaci eshte rikthyer te fitorja dhe tre piket duke mundur ne shtepi jo pa veshtiresi Kamzen debutuese ne Superiore. Djemte e Nevil Dedes kane vuajtur per te shenuar nje gol qe ne fund i dha fitoren e nevojshme. Kamza e trajnerit Gjoka i dha fund rezultateve te mira kishte marre ne ndeshjet e fundit.

Kurbinasit e kane filluar mire dhe kane ushtruar presion te vazhdueshem ne porten e miqve. Goli u shenua ne pjesen e pare nga i riu i talentuar Alfred Zefi. 20-vjecari ka shenuar golin e tij te pare sezonal pasi mposhti trajnerin e Kamzes Mario Bytyci e minuten e 34-te. Ky gol i dha zemer vendasve qe rrezikuan dhe i shkuan prane dyfishimit ne fund te pjeses se pare me Emurllahun.

Ne pjesen e dyte djemte e Gjokes provuan te kthejne barazpeshen por e kishin te pamundur te canin digen e ngritur ne mbrojtjen laciane. Deri ne fund te ndeshjes rezultati ngeli i pandryshuar dhe Laci mori tre pike qe e ngjisin ne vendin e peste ne klasifikim.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide