Disiplina/ Dhjete ndeshje pezullim per Ditmar Bicaj
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 24 Nentor 2011 00:07   Shtyp

ditmar_bici_fotoKomisioni i Disiplines ka denuar me 10 ndeshje pezullim mbrojtesin e Skenderbeut Ditmar Bicaj. Ne ndeshjen me Flamurtarin, ai ka peshtyre nje prej zyrtareve te klubit Flamurtari dhe me pas u ndeshkua me karton te kuq. Nuk ka kaluar pa mase disiplinore edhe zyrtari i Flamurtarit Perparim Lushaj, Ai eshte pezulluar per tre ndeshje per shkak te incidenteve qe ndodhen mes tij dhe lojtareve te korcar. Skenderbeu ka marre nje gjobe te majme, per hedhje te sendeve te forta dhe fishekzjarreve ne fushe. 300 mije leke jane te detyruar ta paguajne korcaret.

Perplasja e dy skuadrave rivale per titullin ne sezonin e shkuar provokoi shume incidente qe u ndeshkuan sot nga Disiplina.

 



komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide