Kategoria Superiore/ Kamza – Teuta 1-2
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 05 Dhjetor 2011 00:25   Shtyp

teuta_golTeuta eshte rikonfirmuar edhe nje here si skuadra kryesuese e kampionatit duke marre nje fitore te veshtire por te merituar ne Kamez.

Djemte e trajnerit Hasan Lika e kane nisur lojen vrullshem dhe qe ne minuten e pare, pa djersitur fare kane gjetur golin e pare me ane te Nikes.

Me rifillimin e lojes Kamza provoi te reagonte por perballe durrsakeve te rreshtuar mire ne fushe e kishin te veshtire. Ne minuten e 31-te Mirel Cota shenoi nje gol te bukur dhe i dha me teper siguri skuadres se tij. Kamza kishte nje rast ideal me ane te Ziambos ne fund te pjeses se pare por Rizvani arriti te shpetonte porten e tij.

Vendosni baste me www.Betsonic.com per shanset me te mira per te fituar

Ne pjesen e dyte Kamza shenoi nje gol me ane te Ishkes qe ekzekutoi sakte nje penallti ne minuten e 67-te.

Deri ne fund ndeshja ishte shume e luftuar por rezultati ngeli i pandryshuar. Teuta do te mbaj edhe pas kesaj jave kreun e tabeles dhe tani do te shohi me qetesi rezultatet qe do te marrin ndjekeset. Kamza me kete humbje ngelet ne kuoten e 13-te pikeve ne vendin e dhjete.

Kliko - Skeda e ndeshjes

 

 

komente