Kategoria Superiore/ U mbyll sot faza e pare e kampionatit, Teuta zyrtarisht kampione dimri
nga AlbaniaSoccer   E premte, 23 Dhjetor 2011 23:55   Shtyp

teuta_golU luajt sot java e XIII dhe e fundit per fazen e pare ne Kategorine Superiore. Nuk munguan surprizrat ne rezultatet e dala nga keto gjashte ndeshje. Teuta e Durresit, skuadra qe kryeson kampionatin prej fillimit ka marre sot zyrtarisht titullin simbolik si kampione dimri edhe pse barazoi ne fushen e saj perballe Kastriotit.

Tirana e vendit te dyte u ndal ne nje barazim te bardhe pa gola ne Kamez, nderkohe qe Skenderbeu i vendit te trete nuk luajti me Pogradecin per shkak te kushteve te renduara ne Korce ku bora ka zbardhur e mbuluar stadiumin.

Flamurtari i Shkelqim Muces u ndal ne nje barazim pa gola me Lacin ne ndeshjen e luajtur ne Shkoder duke humbur mundesine per tu afruar me kreun e tabeles.

Shkumbini mori nje fitore te rendesishme ne Peqin dhe shume te vuajtur ndaj Vllaznise. Te paret kaluan djemte e Miles ne avantazh me ane te Roland Dervishit nderkohe qe shkodranet barazuan me ane te Hasanit dhe ne fund Dervishi arriti ti jepte skuadres bardhekalter tre pike me nje gol tjeter.

Tomori mori tre pike te cmuara ndaj Apolonise ne luften direkte per ti shpetuar renies nje kategori me poshte. Nje gol i Bakiut ne fund te pjeses se pare dhe nje tjeter i Shametit dy minuta para fundit i dhane fitoren beratasve.

Dinamo mori nje pike te vuajtur ndaj Bylisit duke kaluar me ne fund ne kuoten e 1 pike. Golin e pare e shenuan miqte me ane te Dimos ndersa ne minuten e fundit portieri Osmani barazoi nga pika e penalltise.

Rezultatet e plota te javes se XIII

Teuta – Kastrioti 1-1

Kamza – Tirana 0-0

Laci – Flamurtari 0-0

Dinamo – Bylis 1-1

Shkumbini – Vllaznia 2-1

Tomori – Apolonia  2-0

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide