Ramadan Ndreu : Kam gabuar,totalisht gabimi im
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 21 Prill 2012 11:23   Shtyp

ramazan_ndreu_kastrioti_trajner_Ish trajneri i Kastriotit eshte penduar per dhunen e ushtruar ndaj vezhguesit te FSHF-se, Besnik Cela ne ndeshjen Kastrioti-Skenderbeu e vlefshme per kupen e Shqiperise.

“Unë mendoj që vendimi i Komisionit të Disiplinës është pak i ekzagjeruar, duhet të ishte pak më i lehtë, por që e meritoj dënimin padiskutim. Unë mendoj që ai incident është totalisht gabimi im, ju kërkoj falje publike njerëzve që u ndodhën aty, mirëpres vendimet e federatës dhe të jem i sinqertë kam gabuar” tha trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu.         

Komisioni i Disiplinën në FSHF e përjashtoi Ndreun pergjithmonë nga aktivitetet futbollistike në vend. Duke qenë se ky ishte  një rast i përsëritur, Komisioni i Disiplinës mori e ndëshkimin maksimal për trajnerin e Kastriotit, i cili tani do të presë vendimin e Komisionit të Apelit për të mësuar të ardhmen në lidhje me profesionin e tij si trajner në Shqipëri.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide