Tirana/ Rubio Sançez, edhe dy vjet bardheblu
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 07 Qershor 2012 22:04   Shtyp

rubio_sanchezHulian Rubio Sançez ka firmosur edhe për dy vjet të tjerë me Tiranën. Trajneri spanjoll hodhi bojën në letrën e kontratës në orën 13:30 në një konferencë për shtyp në selinë e klubit bardbeblu, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa në orën 11:00 pati një takim në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha.

“Jam këtu sepse besoj tek projekti i Tiranës dhe mendoj se mund të arrijmë diçka të mirë këtu. Unë e di se detyra nuk do të jetë e lehtë, pasi niveli i konkurrencës është rritur dhe ne duhet të jemi gati për këtë. Nëse flasim për një projekt jo afatshkurtër, duhet të mendojmë më shumë sesa për të ndërtuar një ekip për një sezon. Për objektivat nuk dua të nxitohem, por do të bëjmë më të mirën për Tiranën”- u shpreh ai.


Administratori bardheblu deklaron se trajneri spanjolli do të synojë këtë vit titullin kampion, por gjithsesi, ai nuk deshi të nxitohej. Asnjë e dhënë zyrtare nuk u dha për rrogën vjetore të Rubio Sançezit, ndonëse besohet se ajo mund të jetë nga 100 në 120 mijë euro në sezon.

Ne vitin e tij te pare ne krye te Tiranes tekniku Rubio beri një pune mjaft te mire edhe pse me shume probleme ne skuadër duke arritur te fitonte superkupen dhe kupën e Shqipërisë dhe te rivalizonte deri ne fund për titullin kampion. Skuadra e Tiranes pritet te grumbullohet ne datën 18 qershor për te filluar përgatitjet ne prag te aventurës ne kupat evropiane.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide