Miqesore/ Butrinti-Luftetari 0-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 05 Gusht 2012 18:04   Shtyp

luftetari1Luftetari ka mundur 1-0 ekipin e Butrintit. Kjo ndeshje derbi miqesor ka terhequr mjaft sportedashes te cilet kane mbushur shkallet e stadiumit. Ne tribune kane qene dhe dy kryebashkiakët, Flamur Bime dhe Stefan Çipa, të cilët ndoqën skuadrat e tyre në këtë miqesore.

Te paret qe sulmojne jane te zotet e shtepise me dyshen e sulmit Rrapa-Kola. Miqte e presin kundershtarin ne mesfushen e tyre duke studiuar lojen e tyre. Dhiogjen Muço, gjuan bukur nga larg, por nuk e mposht dot Selimajn. Më pas, provon Feruli, i cili në dy raste shënjestron edhe shtyllën pingule.

Në minutën e 42-te, vjen edhe aksioni golit per Luftëtarin, Raboshta rrëmben një top dhe shtyn drejt portës, ku ndërhyn portieri Demi. Gjyqtari Omeri, i ndihmuar edhe nga vijërojtësi, akordon një 11- metërsh, ekzekutimin e të cilit e merr përsipër Shameti, duke e shndërruar në gol.

Pjesa e dytë nis me ndërrime të shumta tek ekipi i Luftëtarit, ndërsa tekniku Bedini i Butrintit nuk nxitohet. Rifreskimi i skuadrave respektive i dha një tjetër ritëm ndeshjes, por që mungoi ajo që është më kryesorja, goli.


Butrinti:
Demi, Xhibro, Muço, Xhuvani, Iljadhi, Nelaj, Kola Feruli, Rapa, Dorti, Fuçia

U aktivizuan: Kazma, Batha, Sallaku, Loci, Rugji, Papa

Trajner: A.Bedini

Luftëtari: Selimaj, Beqiri, Shameti, Guga, Brahimi, Ramadani, Çaço, Trajkoviç, Miliç, Sorra, Raboshta

U aktivizuan: Thano, Sinani, Shalari, Nino, Mersini, Çunaj, Thimio, Lluka, Braho

Trajner: N.Dede

Goli: Shameti 42′ (11-m)

Gjyqtarë: E.Omeri, O.Grabova, H.Shahaj

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide