Safet Osja : Golin per Vllaznin dhe per nje vend titullari
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 23 Nentor 2009 12:14   Shtyp

saet_osjaMesfushori shkatarrues fjale pak dhe pune shume Safet Osja i ka dhene tre pike te cmueshme skuadres se tij te Vllaznise ne perballjen me Gramozin e Ersekes. I futur si zevendesues ne pjesen e dyte nga trajneri Luci, ai ja ka shperblyer me se miri minutat e besuara duke shenuar golin e vetem te kesaj perballje shume delikate. Osja per Albaniasoccer.com eshte shprehur shume i emocionuar duke pohuar se : “Te shenosh eshte gjithmone nje sadifaksion i mrekullueshem. Goli te jepe me besime ne vetvete dhe te karikone me shume per ndeshjet e ardhshme. Ky gole eshte per Vllaznine e cila se meriton kete pozicion qe mbane ne keto momente ne klasifikim, por dhe per nje vend titullari. Objektivat tona kane ndryshuar disi per ne, pasi ne kampionat jemi larg nga vendet e kreut dhe gjithe baterite tona do te shkarkohen ne kupe dhe kemi treguar qe ne ndeshje direkte jemi gjithmon me rezultativ dhe besoj qe do e arrijme objektivin e vene nga presidenti ne fillim te sezonit per te qene pjesemarres ne kompeticionet Europiane”, ka perfunduar prononcimin e tij mesfushori shtatshkurter i Vllaznise per Web tone.

Kel Naraci

komente