Kategoria Superiore/ Rubio e mund Tomorin nga tribuna
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 25 Gusht 2012 20:22   Shtyp

TomoriaTomori-Tirana 0-1

Tirana dhe pa trajnerin Rubio ne pankine arrin të fitojë, duke mundur në transfertë minimalisht Tomorin 1-0. Spanjolli ishte në tribunë dhe jo në pankinë, pasi ende nuk ka firmosur me bardheblutë. Gjithashtu edhe stoli i rezervave ishte i vakët. Gjithsesi bardheblutë falë eksperiencës arrijnë të bëjnë detyrën dhe të largohen nga Berati me pikët maksimale.

Një ndeshje e tensionuar, ku nuk kanë munguar sendet e shumta të hedhura në fushën e lojës nga tifozët vendas. Goli i avantazhit ka ardhur pas një 11-metërshi të akorduar për Tiranën kur Çota është tërhequr nga një mbrojtës beratas. Eshtë Duro ai që ekzekuton në mënyrë perfekte këtë penallti dhe shënon golin e vetëm të takimit.

Minutat e tjera nuk sjellin asgjë veç ndërhyrjeve të ashpra, dëmtimeve dhe polemikave. Në fundin e ndeshjes tifozeria beratase, veç ofendimeve në kore ka hedhur shishe në fushën e lojës, një xhest që me shumë mundësi do të sjellë dënimin e fushës së Tomorit që në javën e parë.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide