Teuta/ Hasan Lika “koka e prere”, e rradhes ne Superiore
nga AlbaniaSoccer   E martë, 04 Shtator 2012 15:53   Shtyp

hasan_likaHumbja e pësuar ndaj Luftëtarit ka qenë me pasoja për Teutën, pasi i “preu kokën” trajnerit Hasan Lika, i cili është shkarkuar nga ky post. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë presidenti i durrsakëve, Edmond Hasanbelliu, i cili ka bërë të ditura edhe arsyet që e detyruan të ndërmerrte vendimin për largimin e trajnerit Lika.

Shkarkimi i Likës ka ardhur si pasojë e humbjes së fundit që skuadra pësoi në Gjirokastër. Ai u shpreh se vendimi për largimin e trajnerit nuk ka ardhur fill pas humbjes, por që nga ndeshja e sezonit të shkuar kundër Laçit dhe më pas në Kupat e Evropës, ku Teuta bëri një paraqitje jo të mirë. Ai ka theksuar se dështimi ndaj Luftëtarit është e turpshme për skuadrën.

“Humbja e së dielës është e patolerueshme, ndaj vendosa të marr masa, duke shkarkuar trajnerin Hasan Lika. Sigurisht që për humbjen nuk ka faj vetëm Lika, por e gjithë skuadra, e cila luajti shumë dobët. Në pamundësi për të larguar të gjithë lojtarët, faturën e humbjes, si dhe të lojës së dobët të zhvilluar, ia ngarkuam trajnerit. Skuadra kohët e fundit ka pasur një rënie, duke nisur që nga ndeshja e sezonit të shkuar kundër Laçit në fushën tonë, dy ndeshjet në Ligën e Evropës, për t’u mbyllur me dy ndeshjet e javës së parë të kampionatit, ku pavarësisht se fitoi në Peqin, luajti një takim të dobët, ndërsa i vuri vulën humbja në Gjirokastër”.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide