Skenderbeu / Lojtaret marrin rrogat
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 26 Nentor 2009 19:50   Shtyp

skenderbeu_logoSot ne oren 13:30 ekipi korçar ka zhvilluar stervitjen e radhes, ne kete seance eshte analizuar fitorja per kupe kunder Apolonise por vemendja e stafit korçar eshte perqendruar tek ndeshja e se Shtunes ne Laçe. Bardhekuqte jane te angazhuar maksimalisht qe te arrijne nje rezultat pozitiv ne fushen e Laçit edhe pse nuk do te jet e lehte duke pare rezultatet qe ekipi kurbinas ka pasur ne fushen e vet. Ne dyshim per kete ndeshje eshte nje nder pikat kryesore te ekipit korçar, pikerisht mbrojtesi shkodran, Ervis Kraja, i cili vuan nje demtim ne kavilje. Mbrojtesi shkodran u demtua ne ndeshjen e kupes kunder Apolonise dhe aktivizimi i tije eshte ne dyshim deri ne momentet e fundit. Pikerisht stervitja e fundit qe do te zhvillohet neser ne Korçe ne oren 11:00 mund te jape verdiktin perfundimtar mbi aktivizimin e mbrojtesit shkodran. Nderkohe mesohet se ekipi ka marre edhe rrogat dhe kjo do te jet nje shtytje me teper per lojtart ne ndeshjen e Laçit. Pas stervitjes qe do te zhvillohet neser ne mengjes, ekipi dhe stafi do te udhetojne drejt Durresit ku do te kalojne naten nga ku te shtunen do te udhetojne drejt Laçit.

Kel Naraci

komente