Kategoria Superiore/ Vllaznia-Luftetari 3-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 16 Shtator 2012 18:19   Shtyp

Vllaznia_festShkodranet gjejne fitoren e pare ndaj gjirokastriteve

Vllaznia ka gjetur fitoren e pare ne javen e III ndaj gjirokastriteve. Djemte e drejtuar nga Duro kane fituar me rezultatin e paster 3-0 duke mos e vene per asnje moment ne dyshim fitoren ne kete perballje. Nga ana tjeter Luftetari nuk ka qene ai i dy ndeshjeve te para. Ne minuten e 8’ Smajli ka shenuar golin e pare dhe ne te 30-ten, Dragoi pasi merr krahun e majte i shpëton mbulimit të kundërshtarit, futet në zonën e gjirokastritëve dhe godet saktë, për ta ngritur rezultatin në 2-0. Rumuni, tepër i lëvizshëm e ndoshta më i miri për shkodranët në këtë ndeshje, që nga krahu i majtë ka asistuar fuqishëm sulmuesin e vetëm, kosovarin Rexha, së bashku me Arsen Hajdarin në të djathtë, i ka dyfishuar shifrat, para se Luftëtari të humbiste edhe një forcë, shkodranin Ramadani, që merr kartonin e dytë të verdhë në minutën e 44-t dhe i lë të tijtë në disavantazh edhe numeric për pjesën e dytë.

Pjesa e dyte eshte e njete me te paren. Shkodranet jane ne sulme per te gjetur golin e trete dhe Luftetari mbrohet per te mos pesuar gola te tjere. Rastin më të mirë për të shënuar bluzinjtë e kishin në minutën e 61-të, kur Nikolic, i harruar nga mbrojtja shkodrane, godet fort me kokë, duke impenjuar portierin malazez të Vllaznisë, që eviton një gol thuajse të sigurtë. Ne minuten e 67’ Delic fiton penallti dhe nga pika e bardhe Smajli dhenon golin e trete per Vllaznin dhe te dytin personal ne kete ndeshje. Deri ne perfundim te ndeshjes ky rezultat do te mbetej i pandryshuar.

Kliko-Skeda e plote e ndeshjes

Kel Naraci

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide