Kategoria Superiore/ Luftetari-Tirana 0-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 23 Shtator 2012 07:40   Shtyp

tirona_gol1Tirana fiton ne stadiumin e boshatisur te Gjirokastres

Ekipi Luftetarit ne perballjen me Tiranen nuk ka pasur mbeshtetjen e tifozeris pasi stadiumi “Gjirokastra” eshte denuar, por tifozet gjirokastrit kane gjetur nje zgjidhje tjeter duke hipur ne pallatet rreth stadiumit per te ndjekur ekipin e tyre te zemres.

Vendasit sulmojne qe ne minutat e para, por si Nora dhe Licaj sjane treguar te sakte para portes bardheblu. Ne minutat me te mira te Luftatarit, Tiarana me lojen e saj medioker ka shenuar golin e avantazhit ne minuten e 13’ me ane te Mirel Cotes. Pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin 1-0 per miqte nga kryeqyteti.

Pjesa e dyte fillon me dy zevendesime per vendasit. Trajneri dede largon nga loja Nikolicin dhe Licajn e ne vend te tyre aktivizohen Lluka dhe Caco. Gjirokatritet jane me kerkues dhe sulmojne me tre sulmues ne drejtim te portes se Ilion Likes. Ne te 56’ vendasit pretendojne per nje penallti qe nga perseritja u pa qe nderhyrja e mbrojtesit te Tiranes, Dushku ishte e parregullt, por per kryesorin Sino nuk ka qene e tille. Lekbello duke pare qe ekipi i tij po humbiste terren ne mesfushe largon Gilman Liken ne nje dite shume te keqe dhe aktivizon Karabecin. As ky zevendesim nuk do i ndihmonte bardheblut te dilnin nga mbrojtja. Ne 45-minutat e dyte Luftetari u mundua shume per te gjetur golin, por nuk ja ka arritur. Tirana pas kesaj fitore e shikon veten ne vendin e pare me 10-pike.

Kliko-Skeda e ndeshjes

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide