Teuta – Apolonia 0 – 2
nga AlbaniaSoccer   E diel, 29 Nentor 2009 21:01   Shtyp

apolonia_feston-golinSkuadra e Apolonis e drejtuar nga trajneri Hasan Lika ka mundur te marre tre pike shume te c’mueshme ne trasferten e Durresit. Loja ka filluar e qete per te dy skuadrat.Vendasit kane kerkuar disa here te vejen ne veshtiresi portierin Hoxha me ane te Miles dhe Hyses, por vetem kaq. Miqte nga Fieri kane perdorur kundersulmin per te krijuar dhe ato rastet e tyre ne 45-se minutat e para. Me fillimin te pjeses se dyte serish Mile ka mundesi te shenoj, por ska mundur. Vetem disa minuta me vone Hysa do te trondise shtyllen e firakeve. Ne minuten e 58-te Berkic do te realizoje golin e pare duke i dhene avantazhin skuadres se Apolonis. Goli i miqve eshte kontestuar shume nga lojtaret dhe stafi durrsak si dhe nga tifozet e pranishem ne “Niko Dovana”. Sipas tyre lojtari i Apolonis ka qene ne pozicion jashte loje. Djemte e detit nuk demoralizohen, por vazhdojne te rrisin sulmet ne drejtim te portes se Hoxhes. Ne minuten e 70-te nje ish do ta ndeshkoj serish Teuten kete here duke e cuar ne “KO”. Shkodrani shtat shkurter Albert Kaci qe ne fillim te sezonit ka qene pjese e Teutes dhe me pas u bashkua me Apolonin, ka dyfishuar rezultatin. Me kete fitore skuadra e Apolonis ndodhet ne vendin e trete duke ndjekur nga afer skuadren e Beses qe mban te dytin.

Teuta: Vashaku, Stafa, Ndreka, Jakupi, Imeraj(Mucollari 72’ ), Hodo, Hoxha, Deliallisi, Hyseni(Mersini 69’ ), Hysa, Mile

Trajner: Mirel Josa

Apolonia: Hoxha, Charls, Kelmendi(Feruzovic 76’ ), Shoshi, Cela, Capo, Ragipovic, Kaci, Meto(Cimili 68’ ), Bërkic, Sead Haxhibulic

Trajner: Hasan Lika

Gjyqtarë: B.Pashaj, E.Bicaku(Tiranë), D.Salaj(Shkodër)

Kartona të verdhë: Stafa, Jakupi, Hodo, Mile,Cela

Shënues: Bërkic 58’ , Kaci 70’

Altin Ngjela

 

 

komente