Mirel Josa: Rezultati nuk i përgjigj lojës
nga AlbaniaSoccer   E diel, 29 Nentor 2009 23:17   Shtyp

mirel_josaTrajneri i Teutes Mirel Josa kishte rezervat e tij per arbitrimin e takimit, por perseri nuk u mundua t'ja faturonte humbjen vetem gjyqtareve por edhe lojtareve te ekipit te tij.

"Ekipi i Teutes nuk luajti keq, por pas pesimit te golit te pare i cili erdhi ashtu sic erdhi, lojtaret u irrituan dhe e humben kontrollin e lojes.  Përpara se Apolonia te kalonte ne avantazh ne kishim disa raste por nuk i shfrytezuam ashtu sic duhej. Ky rezultat nuk i pergjigjet lojes se zhvilluar sidomos nga skuadra e Teutes, por kjo nuk eshte nje shfajesim i gabimeve tona dhe nuk po mundohem qe te fshihem pas gabimeve te arbitrimit, pasi edhe ne kemi mangesite tona ne lojen e zhvilluar", perfundoi trajneri i teutes Mirel Josa prononcimine  tij per mediat


Klevis Bejkolli

komente