Tirana/ Lojtaret rikthehen ne stervitje!
nga AlbaniaSoccer   E premte, 15 Mars 2013 18:58   Shtyp
tirana_feston_gol_thumb
Lojtarët e Tiranës janë bindur të heqin dorë përkohësisht nga protestat dhe kërcënimet për t’iu rikthyer stërvitjes. Të premtën paradite pasi kanë qëndruar për më tepër se 30 minuta në dhomat e zhveshjes, futbollistët bardheblu janë bindur nga trajneri Nevil Dede të heqin dorë për momentin nga bojkoti I stërvitjes, I nisur të enjten. Lojtarët I janë rikthyer stërvitjes pasi kanë marrë premtimin se do të paguhen shumë shpejt. Në këtë mënyrë Tirana nuk rrezikon të luaj të shtunën me Flamurtarin me skuadrën e të rinjve. Bardheblutë nuk janë paguar prej tre muajsh dhe kriza financiare që I ka prekur këtë vit është një problem që po vë në rrezik dështimi sezonin.

Altin Ngjela
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide