Arian Bellai, trajneri i ri i Luftëtarit
nga AlbaniaSoccer   E martë, 02 Prill 2013 13:14   Shtyp

luftetari1Mbeti bosh vetëm për dy ditë stoli gjirokastrit. Arian Bellai është trajneri i ri i Luftëtarit, duke zëvendësuar në detyra Edi Martinin që dha dorëheqjen të shtunën.
Bellai ka qenë një nga lojtarët më të njohur të skuadrës jugore, si edhe një futbollist standard i kombëtares shqiptare në vitet 90-të.
Ai do të jetë trajneri i tretë i Luftëtarit këtë sezon, pasi më parë punuan tiranasi Nevil Dede dhe pikërisht shkodrani Edi Martini.
Veçse, detyra e tij do të jetë thuajse një mision i pamundur pasi Luftëtari ndodhet në vendin e katërt nga fundi në Superligë, me 5 pikë më pak sesa Besa e vendit të 10-të, pozicion që të shpëton.
Mesa duket Luftëtari dhe Bellai do të jenë edicionin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide