Kategoria Superiore/ Kukesi- Tirana 2-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 13 Prill 2013 22:48   Shtyp

kukesiKukesi-Tirana 2-1
Golat: Brahja 79′, Popovic 89′ / Cota 87′

Ka përfunduar me fitoren e Kukësit ndaj Tiranës ndeshja e zhvilluar në qytetin verior. Djemtë e drejtuar nga Armando Cungu kanë bërë mrekullinë duke marrë tre pikë që tani I japin mundësinë për ta parë Europën më nga afër. Në fushë, ndeshja ka qenë mjaft e luftuar ndërkohë që atmosfera ka qenë mjaft e nxehtë duke llogaritur edhe pesë mijë tifozët në shkallët e stadiumit.
Pjesa e parë me gjithë rastet nga të dy ekipet është mbyllur në barazim pa gola. Në pjesën e dytë, kjo ndeshje u bë edhe më emocionuese. Kukësi gjeti golin me anë të Brahjës ndërkohë që Tirana barazoi tre minuta para fundit me anë të Çotës. Kur dukej se do të mbyllej në shenjën X, Kukësi gjen forca të ringrihet dhe të shënoj golin e fitores me anë të Popoviç. Me këto tre pikë, kukesianët u ngjitën në vëndin e dytë në pritje të ndeshjes Vllaznia-Teuta dhe tani e shohin veten shumë pranë Europës.

komente