Partizani, “grepa” edhe në Kosovë për merkaton
nga AlbaniaSoccer   E diel, 19 Maj 2013 16:14   Shtyp

partizani.tifozeriMerkatoja e Partizanit nuk do të jetë e fokusuar vetëm në tregun vendës, por ajo pritet të shpërndahet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Siç mësohet nga burime pranë klubit të kuq, drejtuesit e Partizanit kanë nisur të “rrëmojnë” edhe në tregun e Kosovës. Superliga kosovare në vitet e fundit është kthyer në një burim të rëndësishëm lojtarësh për mjaft nga skuadrat e Kategorisë Superiore, ku Besa, Tirana, Vllaznia, por edhe ekipet e tjera kanë “peshkuar” lojtarë të talentuar. Ndaj edhe te Partizani janë shfaqur shenjat e para të interesimit në Kosovë. Sipas burimeve të sigurta, mësohet se në qendër të objektivave të kryeqytetasve në tregun e Kosovës janë një sulmues dhe një qendërmbrojtës. Nga klubi nuk bëhen publikë as emra lojtarësh dhe as emra klubesh me të cilat po kontaktohet, por e vetmja gjë që dihet është se në Kosovë, Partizani po tenton një mbrojtës dhe një sulmues.

Nuk përjashtohet mundësia që drejtues të ekipit të kuq të udhëtojnë drejt Kosovës për të kontaktuar nga afër emrat më të spikatur të këtij kampionati. Gjithsesi, është shumë shpejt për të menduar që tani për sezonin e ardhshëm, aq më tepër që edhe Partizani është “i përfshirë” në garën elektorale, pasi presidenti Lulëzim Sallaku ndodhet i pari në listën për deputet në Qarkun e Beratit, nën siglën e Partisë Republikane. Nuk është përcaktuar ende data e grumbullimit për sezonin e ri, që mendohet të jetë pak a shumë në pjesën e dytë të qershorit, pse jo, menjëherë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, duke punuar më të qetë.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide