Gramozi vazhdon pergatitjet ne Durres
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 10 Dhjetor 2009 22:06   Shtyp

gramozi_logoPas kalimit te turit ne kupen e Shqiperise ekipi nga Erseka nuk ka udhetuar drejt qytetit kolonjar, por eshte vendosur ne hotel “Leonardo” ne Durres. Sot ekipi ka zhvilluar stervitje ne rere buze detit nen urdherat e trajnerit Agim Canaj. Neser pritet qe stervitja te zhvendoset ne fushat e kalcetove. Para ndeshjes te rendesishme kunder Tiranes morali ne grup eshte shume i larte. Skuadra eshte shume entuziaste per kalimin e turit ne kupe dhe qe kete entuziazem do ta percjellin dhe ne fushen e lojes kunder bardhebluve. Para ndeshjes pritet qe me ekipin te takohet presidenti, Mustafa Taçi.

Kel Naraci

komente