Në fokus/ Komiteti Ekzekutiv shume vendime per edicionin 2013-2014
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 06 Korrik 2013 22:00   Shtyp

komiteti ekzekutiv mbledhjeNe mbledhjen e dates 5 korrik 2013 Komiteti Ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit vendosi

1. Miratimin e te gjithe kalendareve te veprimtarive futbollisitike ne Shqiperi per edicionin 2013 – 2014 per te gjitha kategorite e klasifikuara.

2. Miratimin e strukturave per edicionin 2013 – 2014 per te gjitha kategorite e klasifikuara.

3. U vendos qe ne Kampionatin e moshes U17 dhe U19 te gjithe futbollistet pjesmarres te jene banues ne qytetin e ekipit per te cilin aktivizohen.

4. U aprovuan tarifat e reja per te gjitha kategorite e licencave .

5. U aprovua programi i futbollit amator per edicionin 2013 – 2014.

6. Pas informacionit te detajuar lidhur me licensimin e klubeve pjesmarrese ne te gjitha kategorite dhe dokumentacionet e kerkuara per klubet problematike u la nje afat kohor deri diten e merkure me date 10 korrik 2013 ora 15.00. Ky afat duhet respektuar sepse ne te kundert ato nuk do te marrin pjese ne veprimtarite e edicionit te ardhshem.

komente