Europa League/ Kukesi- Flora Talin 0-0
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 11 Korrik 2013 22:18   Shtyp

kukesiKukësi është e vetmja skuadër shqiptare, nga tri të tilla pjesëmarrëse, që kalon në turin e dytë të Ligës së Evropës.
Vazhdon të habisë skuadra e Armando Cungut, e cila debutoi në Superiore për herë të parë në sezonin që shkoi dhe zuri vendin e dytë. Ky pozicion i mundësoi asaj marrjen pjesë për herë të parë edhe në Kupat e Evropës, ku e ka ditur të festojë. Verilindorët i janë falur golit në fushë kundërshtare, për të përparuar më tej, sepse në kthim, në stadiumin “Qemal Stafa”, nuk kanë shkuar dot më tej se barazimi i bardhë 0-0. E ka vendosur gjithcka barazimi 1-1 në Talin, ku goli i Gerhard Prognit vlen jashtëzakonisht shumë, kualifikimin.Në turin e dytë të Ligës së Evropës, Kukësi do të përballet me një prej dy ekipeve të çiftit Sarajevo-Libertas. Boshnjakët e kanë fituar ndeshjen e parë në fushën e tyre ndaj skuadrës nga San Marino dhe shihen si favoritë kryesorë për të kaluar në turin e dytë, duke parë edhe kundërshtarin që kanë përballë. Sfida e parë e turit të dytë luhet më 18 korrik, sfida e kthimit një javë më pas. Duke parë rezultatin që ka arritur në takimin e parë, Kukësi është i favorizuar.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide