Europa League/ FK Sarajevo – Kukësi 0-0
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 25 Korrik 2013 22:30   Shtyp

kukesiKukësi ka bërë historinë duke arritur të kualifikohet në turin e tretë të Europa Ligës. Skuadra e Cungut, ja ka dalë të mbijetojë mes shumë vuajtjesh në Sarajevë, aty ku tifozët vendas kanë qenë të shumtë. Kukësi ka mundur të barazojë pa gola dhe kaq ka mjaftuar për ti dhënë mundësinë e një kualifikimi të paimagjinuar për në turin e rradhës në Europa Ligë. Sarajevo ka dhënë maksimumin, por kuksianët kanë dhënë më tepër se aq dhe në përfundim ndeshja e luajtur në Bosnje ka përfunduar 0-0. Takimi I parë në Qemal Stafa përfundoi me fitoren e Kukësit me rezultatin 3-2 dhe kaq mjafton për të zgjidhur skuadrën fituese të këtij raundi. Pasi eleminuan estonezët e Flora Talin, Kukësi ka eleminuar edhe boshjakët e FK Sarajevos dhe tani pret të përballet me skuadrën ukrainase të Metalurg Donjesk. Në ndeshjen historike, për tu theksuar është se portieri Halili ka pritur një 11 metërsh, duke u shpallur heroi i mbrëmjes.

FK Sarajevo - FK Kukesi 0-0 / kliko-video/

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide