Teuta – Flamurtari 1-0 / Dushku “permbyt” Vloren
nga Klevis Bejkolli   E mërkurë, 16 Dhjetor 2009 20:07   Shtyp

teuta_logoTe dyja skuadrat bregdetare si Teuta dhe Flamurtari kane zhvilluar nje loje shume te dobet ne stadiumin “Niko Dovana”. Ne kete nivel te dobet qe eshte shfaqur ne fushen e lojes ka ndikuar dhe fusha shume e keqe e cila nga shirat e fundit ishte renduar shume dhe ne pjese te ndryshme te saj mbizoteronte balta. Skuadra Joses vinte me shume mungesa ne kete ndeshje. Mos i mjaftuar demtimi i tre lojtareve dhe sulmuesi Hysa demtohet pjesen e pare duke u larguar nga fusha e lojes. Kjo e ka bere e me te veshtire detyren e ekipit te Teutes pasi nuk kishte sulmues ne fushe per te shenaur golin. Ne minuten e 32-te skuadra mike e Flamurtarit fiton nje njembedhjetemetersh e cila merret persiper nga Mema, por per fat te keq te tij dhe per fatin e mire te skuadres se Teutes ai nuk shenon. Pjesa e pare mbyllet me rrjeta te paprekura. Pjesa e dyte paraqet te njeten tablo si e para. Me sulme te rralla ne drejtim te portave respektive. Duhet te vinte minuta e 70-te qe mbrojtesi Dushku te shenonte dhe te siguronte fitoren ekipit te tij. Ky rezultat do te mbetej i pandryshuar deri ne perfundim te 90-te minutave. Flamurtari me kete humbje po shkon gjithnje e me prane Kategoris se Pare.

Teuta : Rizvani, Dushku, Likmeta, Jakupi, Stafa, Mucollari, Hoxha, Deliallisi(Rakipi 65’), Hysa(Hyseni 24’), Hodo

Trajner : Mirel Josa

Flamurtari : Mocka, Guga, Myrtaj, Flavio, Alvish, Mema(Djukic 49’), Veliu, Arifaj(Caushaj 79’), Zeqiri(Shehaj 72’), Kuqi, Roshi

Trajner  : Gugash Magani

Gjyqtare : E.Peza, S.Zeka(Tirane), D.Salaj(Shkoder)

Kartona te verdhe : Stafa, Myrtaj, Alvish, Veliu

Shenues : Dushku 70’

 

komente