Enkel Alikaj : Vllaznia ka nevoj per rezultate pozitive
nga Klevis Bejkolli   E martë, 22 Dhjetor 2009 22:32   Shtyp

enkel_alikajMesfushori kryeqytetas qe kete sezone aktivizohet me skuadren e Vllaznis, Enkel Alikaj ne nje prononcim per Web Albaniasoccer.com ka folur per ndeshjen e rradhes me Flamurtarin si dhe per ecurine e skuadres kuqeblu deri ne kete pike te kampionatit.

“Kemi bere nje paraqitje te dobet ne fazen e pare te kampionatit e cila ka merzitur si tifozerine e mrekullueshme shkodrane dhe normalishte dhe drejtuesit e klubit. Kjo ecuri negative ka ndikuar edhe tek ne duke na tansionuar me shume. Pavaresishte kesaj ne ne kupe kemi qene me kompetitive”.

“Ndeshja e kesaj jave e cila eshte dhe e fundit per kete vite eshte shume e rendesishme per ne dhe duhet te arrijme te marrim maksimumin ne perfundim te 90-te minutave ne menyre qe te rikuperojme pike dhe te ngjitemi ne klasifikim”.

“Flamurtari ndodhet ne pozita jo fort te favorshme ashtu si dhe ne. Do jete nje perballje e veshtire jo vetem nga kundershtari qe kemi perballe qe nuk eshte per tu nenvleftesuar, por dhe nga terreni ku do te zhvillohet loja qe e veshtireson akoma e me shume fitoren”.

“Deshira per te shenuar eshte e madhe, por e rendesishme per Alikajn eshte fitorja ashtu sic eshte e te gjithe lojtareve. Skuadra e Vllaznis ka nevoj per rezultate pozitive dhe per besim pasi kontigjenti i lojtareve eshte shume i mire. Tashme dhe trajneri Luci e njehe me se miri grupin e lojtareve”, ka perfunduar prononcimin e tij mesfushori i Vllaznis.

(Ne foton e madhe Alikaj kur luante me Besen)

 

komente